VIDEO/ Infektimet nga koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë: Ja sa persona janë të intubuar dhe në terapi intensive

Aug 9, 2020 | 16:32
SHPËRNDAJE

Në të dyja spitalet covid në vend, numri i të shtruarve vazhdon të jetë i lartë.

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e përditshëm për të infektuarit, bën me dije se 18 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve janë të intubuar.

“Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar. Në të dy spitalet Covid, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse”, sqaroi Marjeta Dervishi nga ISHP.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura