VIDEO/ Ilir Meta pyetet për qëndrimet e ambasadores së SHBA dhe a është cënuar sovraniteti? Ja çfarë thotë kreu i shtetit

Sep 17, 2021 | 11:14
SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit Ilir Meta në një prononcim për media nga Korça, pas ceremonisë së dekorimit të disa ish-të përndjekurve politik, u pyet në lidhje aktualitetin politik dhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në politikën e brendshme.

Meta teksa iu shmang pyetjes mbi ndërhyrjet e ambasadores Kim në arenën e brendshme politike, u shpreh se sovraniteti është vullneti i respektimit të qytetarëve.

Presidenti theksoi se duhen përmbushur të gjitha detyrimet ndaj NATOS dhe Bashkimit Europian, të cilat sipas tij janë të sanksionuar në Kushtetutën e republikës së Shqipërisë.

“Së pari sovraniteti është respektim i vullnetit të qytetarëve. Dhe nuk kam mbrojtës më të mirë të sovranitetit, edhe kombëtar, se sa vetë sovrani, vetë qytetari, sigurisht kur ai është i ndërgjegjshëm për rëndësinë e votës së tij, kur e mbron, kur nuk e shtet, kur nuk e tregton në këmbim të gjërave të momentit, të cilat i humbet shumë shpejt.

Përsa i takon sovranitetit, pa asnjë diskutim që fjala kyç për dekadat që vijnë për Shqipërinë, është sovranitet. Që nuk do të thotë mospërmbushje e detyrimeve për Shqipërinë ndaj NATO-s ku jemi anëtarë prej kohësh apo ndaj Bashkimit Europian, ku dëshirojmë të anëtarësohemi, por një proces tepër i ngadalësuar për fat të keq. Pasi të gjitha detyrimet tona në raport me këto institucione dhe organizata ne i kemi të fiksuara qartë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Kështu që unë besoj se në radhë të parë është e rëndësishme që t’u kthejmë sovranitetin qytetarëve. Ata të mos injorohen më! Ata të mos përjashtohen më! Ata të mos vendosen përpara faktit të kryer! Ata të mos jenë më viktimë e arbitraritetit dhe e kulisave të elitave, të cilat kanë kërkuar dhe kërkojnë ta nxjerrin këtë sistem jashtë kontrollit të qytetarëve! Është bërë një hap me 25 prillin, por hapa më të mëdhenj e më të shpejtë priten dhe pa asnjë diskutim që do të ndodhin në të ardhmen” – tha Meta. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura