VIDEO/ “Ikona e zhurmës dhe argëtimit”, pamjet e pabesueshme të Las Vegasit

Apr 1, 2020 | 20:47
SHPËRNDAJE

Pamjet me dronit të një Las Vegasi me rrugë dhe kazino të shkretuara duken si skena drejt filmi apokaliptik, ndërsa qyteti vazhdon të jetë i mbyllur në mes të pandemisë koronavirus.

26677346-8176029-Footage_captured_by_Michael_Tushaus_and_Ches_Owen_shows_a_near_e-a-43_1585748231359

Pamjet e filmuara nga Michael Tushaus dhe Ches Owen e tregojnë “qytetin e mëkateve” të zbrazët, dhe si për t’i “vënë kapak”, klipi përfshin muzikë të frikshme që sinkronizon në mënyrë të përsosur rrugët vizuale tronditëse të Las Vegas.

Qyteti më i madh i Nevadës kohët e fundit kishte shenja të vendosura duke paralajmëruar njerëzit që t’u përmbahen politikave të distancës sociale.

Restorantet e mbyllura, po ashtu kazinotë dhe hotelet, me vetëm disa dyqane ushqimore thelbësore të hapura ende në qytet.

Të paktët njerëz që dalin në qytetin turistik, janë të gjithë me maska.

Pamjet vijnë pas njoftimeve se një vend parkimi në qytet kohët e fundit është shndërruar në një zonë të përkohshme emergjence për njerëzit e pastrehë. Zyrtarët e qytetit thanë që ata ishin të detyruar gjatë fundjavës për të transformuar parkingun e sipërm të Qendrës Cashman si një strehë pas mbylljes së qendrës së Bamirësisë Katolike të Nevadës Jugore, që la 500 njerëz pa një vend për të fjetur.

Ka edhe një video të njerëzve të pastrehë që po “sistemohen” në parkimin e e hapur, me territore të ndara me vija të bardha.

Të paktën 26 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Nevada. Më shumë se 1,100 të tjerë në atë shtet janë diagnostikuar me COVID-19.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura