VIDEO/ Ibrahimoviç unik si gjithmonë, thyen protokollin dhe ngre trofeun e Malmos

Nov 6, 2017 | 19:00
SHPËRNDAJE

Zlatan Ibrahimoviç u bë përsëri protagonist këtë fundjavë në mediat botërore, edhe pse pa qenë në fushë, pasi po vazhdon ende fazën e rekuperimit tek Mançester Junajtid, pas dëmtimit dhe operacionit në gju.

ibrahimovic

Ai mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të trofeut të ligës suedeze të futbollit, për ekipin e Malmos, i cili ishte titulli i 20-të i fituar këtë të dielë. Ibra u fut në fushë me trofeun në dorë, dhe unik si gjithmonë, theu protokollin e federatës, dhe shkoi e dorëzoi vetë trofeun tek kapiteni, gjë të cilën duhet ta bënte presidenti i federatës suedeze të futbollit, Karl-Erik Nilson.

Kapiteni Rosenberg i ekipit të Malmos, pas këtij episodi u shpreh: “Sigurisht, është diçka speciale të marrësh trofeun prej Ibrës. Është një ikonë për klubin dhe për futbollin suedez në përgjithëse.” Kujtojmë që Ibrahimoviç është lindur në qytetin e Malmos, dhe ka luajtur me ekipin e qytetit të tij para se të bashkohej me Ajaksin në vitin 2001.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura