VIDEO/ Ibra “kundër” Ronaldos: Mbani maskat, mua më sfidoi virusi dhe e munda, por t’i nuk je Zlatan…

Oct 29, 2020 | 18:38
SHPËRNDAJE

Zlatan Ibrahimoviç, ka dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët, teksa në profilin e tij në “Instagram”, i bën thirrje njerëzve, të respektojnë rregullat për të shmangur përhapjen e Koronavirusit.

NH

“Nuk je si Zlatani, mos e sfido virusin”, shprehet suedezi, në mesazhin e tij. Nëpërmjet kësaj, sulmuesi i Milanit, i del edhe kundër Kristiano ronaldos, i cili një ditë më parë tha që tamponët janë një broçkull e madhe, duke lënë të kuptohet që e gjithë kjo që po ndodh është një farsë.

“Virusi më sfidoi, por unë fitova. Megjithatë, ti nuk je Zlatan, mos e sfido virusin. Përdor mendjen dhe respekto rregullat, distancim social dhe me maskat vënë gjithmonë. Do ia dalim”, shprehet Ibra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura