VIDEO/ Ibra i kthen lojtarët në “luanë”, Milani merr fitoren e parë pas 1 muaji të errët

Jan 11, 2020 | 17:49
SHPËRNDAJE

Milani dhe Ibrahimoviç i gëzohen fitores së parë të “Djallit” pas gati një muaji.

milaniiiii

Kuqezinjtë ia dolën të fitonin në fushën e Kaljarit 0-2 duke arritur të sigurojnë 3 pikë të çmuara në kampionatin italian.

Pas 45 minutave pa gola, Milani u fut i karikuar në pjesën e dytë duke realizuar pas 1 minute që rinisi loja me portugezin Rafael Leaon, i cili kontrolli saktë krosimin e dhënë nga Kastijeho dhe me një goditje të lehtë topi preku tokën për të fluturuar brenda në rrjetë.

Por, ishte Zlatan Ibrahimoviç ai që ndezi tifozët e Milanit. Suedezi goditi me prekjen e parë pasimin e dhënë nga Teo Hernandez duke ngritur duart në shenjë triumfi. “Djalli” arriti ta menaxhonte saktë rezultatin duke marrë një fitore me vlera morale në një fushë të vështirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura