VIDEO/ I “vjedhin” makinën luksoze, Baloteli sulmon fizikisht një prej aktorëve

Dec 5, 2017 | 12:05
SHPËRNDAJE

Futbollisti i Nisës, Mario Baloteli ka rënë pre e një kamere të fshehtë e organizuar nga një televizion italian. Lojtari nuk ka kuptuar asgjë nga loja, ndërsa pjesë e planit ishte edhe vetë vëllai i tij Enok.

Baloteli

Aktorët e kamerës së fshehtën të cilët silleshin si pjesëtaret e një bande diamantëshm e bënë lojtarin që edhe vëllai i tij ishte i përfshirë në punët e tyre, ndërsa Baloteli ra pre e lojës duke filluar të negociojë me ta.

Nga ana tjetër aktorët kishin përgatitur edhe një lojë tjetër. Ata arritën që të vidhnin makinën superluksoze të futbollistit dhe u larguan. Kjo gjë bëri që “Super Mario” ti ndiqte nga pas derisa i arriti dhe aty Baloteli e humbi komplet qetësinë duke i sulmuar aktorët.

Ngjarja tregon edhe njëherë për karakterin shpërthyes të lojtarit si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Më tej mund të ndiqni edhe videon e plotë të kamerës së fshehtë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura