VIDEO/ “I tmerruar nga rrotacioni”- PD i pergjigjet Ramës dhe publikon videon e qëndrimeve të Gjiknurit: Kërkoi moshapen listat dhe…

Jul 11, 2020 | 14:26
SHPËRNDAJE

gjiknuri bardhiSekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur kreut të Qeverisë, i cili me një mesazh në Twitter i kërkoi opozitës që të lenë të qetë maxhorancën që të votojë marrëveshjen e 5 qershorit, si dhe kërkesën e qytetarëve për listat e hapura.

Për demokratin, Edi Rama nuk e ka hallin tek qytetarët, por te zgjedhjet e lira dhe ndryshimi i pandalshëm që sipas tyre po vjen.

Bardhi ka publikuar dhe një video të bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri i cili ka shprehur qëndrimin e tij kundra listave të hapura dhe prekjes së sistemit.

“Edi Rama nuk ka hallin e qytetarëve që sot i ka braktisur të vetëm përballë virusit dhe i ka zhytur në krizën më të thellë ekonomike të 20 viteve të fundit.

Ky frikacak, i tmerruar nga zgjedhjet dhe nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen, ka vetëm hallin e tij dhe të një grushti oligarkësh e kriminelësh që e sollën dhe e mbajnë në pushtet.

Dëgjojeni me zë dhe me figurë përgjigjen nga vetë përfaqësuesi i Edi Ramës, kur vetëm javë më parë kërkonte që sistemi dhe listat të mosndryshonin”, thekson Bardhi

Damian Gjiknuri 19 qershor 2020:

Ne, përshembull, si Parti Socialiste, të themi të drejtën, publikisht nuk kemi qenë partizanë për listat e hapura.

Mbase do të vijë dita që do ketë lista të hapura, kur do të pendohen për listat e hapura.

Do të degradohej menaxhimi, do të jetë një korrupsion i mirëfilltë, do të hyjnë njerëzit më problematikë, që nuk do t’jua marrë mendja.

Damian Gjiknuri 21 Maj 2020

Po të hapim lojën e sistemit, në ato mënyra që themi, ne do të shpërbëjmë Kushtetutën e Shqipërisë.Nëse hapim lojën e sistemit, që nuk po them se s’ka ardhur momenti që ta hapim tani, ne nuk mund ta zgjidhim dot tani. S’mund të zgjidhet kjo, kur gjysma e elektoratit është në rrugë, kur një pjesë tjetër këtu dua sepse “unë kam votat, do të të bllokoj”, nuk zgjidhet, do klimë të qetë ajo. Bëhet fjalë për themelet e Republikës sonë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura