VIDEO/ I riu i bën gjëmën kushëririt, i vjedh kasafortën e lokalit. Shikoni si i kishte mbushur qeset me euro e paund

Sep 1, 2018 | 11:01
SHPËRNDAJE

Prangoset i riu ne Lezhe, pasi u kap duke vjedhur euro, paund e leke te kasaforta e lokalit të kushëririt të tij. Policia e Lezhes ben me dije se ka arrestuar shtetasin Mariglen Lari, 22 vjeç, banues në Lezhë, te cilit iu sekuestruan edhe paratë e vjedhura.

qeset

Njoftimi i policise 

Më datë 31.08.2018, nga forcat policore të Stacionit të Policisë Shëngjin dhe Komisariatit të Policisë Lezhë, falë një pune të mirëfilltë hetimore dhe profesionale, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :

– M.L., 22 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas, dyshohet se ka vjedhur në kasafortën e një lokali në Shëngjin, në pronësi të kushëririt të tij, shumën monetare prej
– 7.265 Euro
– 120 Paund
– 45.300 Lekë ( të reja), të cilat i kishte hedhur në një kosh mbeturinash për ti fshehur, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale.

Materialet proçedurale në ngarkim të tij, do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale ” Vjedhja” parashikuar nga neni 134 /1 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura