VIDEO/ I riu grabit me dhunë të moshuarën dhe e shtyn në pusetë

Feb 12, 2016 | 17:35
SHPËRNDAJE

Një e moshuar ka rënë pre e një grabitjeje me dhunë në zonën e “Bërrylit” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në mesditë ku e moshuara po kalonte në një rrugicë, kur iu afrua një hajdut, që i ka marrë çantën me dhunë.

Këto pamjet e grabitjes, të publikuara nga “Jeta Osh Qejf”, ku e moshuara që bën rezistencë rrëzohet dhe madje, bie edhe në një pusetë pa kapak.

Grabitësi ka mundur t’i marrë çantën dhe është larguar me shpejtësi, ndërsa e moshuara ka dalë me vështirësi nga puseta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura