VIDEO/ I propozoi për martesë, modelja ruse i kthen përgjigjen e gëzuar Albi Dokës

Mar 23, 2020 | 14:54
SHPËRNDAJE

Në këto ditë që shumica e njerëzve janë izoluar në shtëpitë e tyre, për shkak të frikës së Koronavirusit, të shumtë janë ata që postojnë video epike nga shtëpitë e tyre.albi doka

I tillë ka qenë edhe rasti i mbrojtësit të Tiranës, Albi Doka, i cili ditën e sotme ka postuar dy video interesante në profilin e tij zyrtar, duke iu propozuar nga TV dy modeleve, asaj amerikane Bela Hadid dhe ruses Nastasia Volf.

Pikërisht kjo ishte në formën e shakasë, teksa edhe futbollisti e kishte theksuar me shkrimin: “Dita e 12-të në karantinë.” Megjithatë diçka e veçantë ka ndodhur, teksa modelja ruse, Nastasia Volf i ka kthyer përgjigje futbollistit.DOKA NASTASIA

Modelja ruse ka postuar të njëjtën video të Dokës në “Instagram”, të cilën e shoqëron me shkrimin: “Më duhet të mendoj për këtë.”, duke e shoqëruar me dy fytyra të qeshura.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura