VIDEO/ I moshuari hidhet në pellg për të shpëtuar qenin nga aligatori. Çfarë ndodhi me kafshën e gjorë

Nov 23, 2020 | 17:59
SHPËRNDAJE

 

Një burrë nga Florida ka bërë një gjest jo fort të zakontë kur ka hyrë në ujë duke i hapur gojën një aligatori që kishte kapur një qenush.

plakush

Richard Wilbanks, 74 vjeç, po shijonte diellin kur dëgjoi britmat e qenit të ri, Gunner. Një aligator në pellgun e oborrit të shtëpisë në Qarkun Lee kishte kapur qenin dhe e kishte tërhequr në ujë.

Wilbanks, një gjahtar i zjarrtë, reagoi shpejt, duke kërcyer në pellg, duke kapur aligatorin e vogël dhe duke tërhequr nofullën, kështu që qeni tre muajsh arriti të mbijetonte.

“Ishte thjesht një tronditje, ndodhi kaq shpejt”, tha Wilbanks, duke shtuar se pësoi disa prerje të vogla në dorë nga dhëmbët e aligatorit.

“Ai kishte qenin dhe është i mbuluar me gjak”, tha gruaja e Wilbanks, Louise, duke përshkruar momentin kur ajo kuptoi se burri i saj kishte luftuar me kafshën gjahtare.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura