VIDEO/ I dha fitoren Tiranës me gafën e tij, portieri Sherri shpërthen në lot pas përfundimit të ndeshjes

Feb 7, 2020 | 23:39
SHPËRNDAJE

Tirana mposhti me rezultatin 1-0 Vllazninë ditën e sotme, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”.sherrii

Ishte Kobinah që i dha fitoren bardhebluve, teksa realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 86’. Më shumë se meritë e Kobinah, ishte gafë e portierit të Vllaznisë, Alen Sherri.

Ky i fundit u kap i pa përgatitur në momentin e gjuajtjes së Kobinah, me topin që i kaloi poshtë trupit të tij. Sigurisht kjo gafë e tij i kushtoi rëndë ekipit shkodran, i cili u shfaq shumë i mërzitur për këtë. sherri

Pas përfundimit të ndeshjes, Sherri ka shpërthyer në lot, për shkak se nuk e ndihmoi dot ekipin e tij të marrë pikë.

Për ta qetësuar portierin e shkodranëve ka shkuar edhe mbrojtësi i Tiranës, Gentjan Muça. Një shenjë Fair Play mes dy rivalëve qe edhe pse kundërshtar në lojë, respekti për sakrificën e kolegut dhe për pikëllimin e tij nuk mungon.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura