Video/ I dënuari për vrasje kapet me arsenal armësh, ja çfarë iu gjet

Jun 29, 2016 | 9:56
SHPËRNDAJE

Një 45-vjeçar, i dënuar në vitin 1999 për vrasje u arrestua në Fier duke lëvizur i armatosur. Në pranga u vu shtetasi Ermal Sinon nga Kuçova dhe banues në Fier.

1

“45-vjeçari është kapur në flagrancë rreth orës 02:00 duke mbajtur me vete një pistoletë tip TT model 54 me 8 fishekë, një tjetër pistoletë tip Cervena Zastava model 70 me 7 fishekë dhe një silenciator”- njofton policia.

Policia dyshon se ai kishte plan të kryente një vrasje. Policia vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht këtë rast dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Iu sekuestruan

– 4 armë zjarri
– 1 silenciator
– 2 radio marrëse dhënëse
– 116 cope fshekë
– 1 aparat fotografik
Me vete mbante
  • – Një armë zjarri pistoletë tip TT, model 54, me 8 &shekë.
    – Një armë zjarri pistoletë tip Cervena Zastava model 70, me 7 &shekë.
    – Një selenciator për Zastavën.
    – Dy radio marrëse dhënëse.
    – Një aparat fotografik.
    Nga kontrolli që i’u bë në banesë iu gjet
    – Një tjetër armë zjarri pistoletë tip Zastava me krëhër me tre fishekë.
    -Një armë zjarri automatik tip ”P.M.SH” me krëhër me 19 &shekë.
    – 79 copë fshekë automatiku model 56.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura