VIDEO/ I dehuri kundërshton policinë: Jam në hallin tim, ça bëhet këtu, më lër të iki

May 23, 2016 | 20:32
SHPËRNDAJE

Policia ka publikuar një nga momentet e arrestimit të një personi të dehur që është kapur në kryeqytet duke ngarë makinën i dehur.

Nën efektin e pijes, qytetari kundërshton policinë dhe nuk pranon të bëjë testin e alkoolit.

Qytetari: Po ça t’i fryj unë po të them jam në hallin tim më lër të iki unë jam këtu nga Berati s’jam nga Fieri ore vëlla.

Polici: Ca po të bëjmë ne ty? Do ikësh në Komisariat dhe mbrapa nuk do dalësh dot, të lutem.

Qytetari: Ore dale të dal nga makina po të them nuk ia bëj njeriu borxh unë po të them.

Në përfundim të testit në komisariat, i arrestuari rezultoi me 0.90 mlg/litër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura