VIDEO/ I armatosur dhe me veshje ushtarake, Xhelal Zveçla publikon pamjet e nënkryetarit të Listës Serbe në Banjskë: Udhëheqës i grupit terrorist! Tentuan të destabilizojnë Kosovën

Sep 26, 2023 | 12:51
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm i Kosovës ka publikuar pamjet, që sipas tij tregojnë nënkryetarin e Listës Serbe, i cili ndodhet mes grupit të personave që sulmuan policinë e Kosovës.

nenkryetari i listes serbe

Në pamjet e publikuara nga Xhelal Zveçla shihet Milan Radojçiç i veshur me veshje ushtarake dhe i armatosur.

Sipas ministrit, Radojçiç është udhëheqësi i këtij grupi terrorist që tentuan të destabilizojnë shtetin e Kosovës.

“Ky në pamjet më poshtë është Milan Radojçiç, nënkryetar i Listës Serbe, po ashtu pjesë edhe e Listës së Zezë të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kryekrimineli Radojçiç ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve.

Harta e sulmit terrorist po qartësohet çdo ditë: Aleksandër Vuçiç përmes Listës Serbe, dhe këta përmes nënkryetarit të tyre Radojçiq, kanë ndërmarrë veprimin terrorist kundër rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës duke tentuar të destabilizojnë Republikën tonë. Pra, LS e sheh pjesëmarrjen e saj në Kosovë vetëm në mënyrë terroriste. Ata dështuan.

Ndërkohë, ditët e zisë të shpallura sot nga Serbia dhe Lista Serbe janë tashmë vulosja e autorësisë së këtij organizimi”, shkruan Zveçla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura