VIDEO/ Hysajt nuk i del inati për penalltinë e akorduar, proteston keq te arbitri dhe duhet ndërhyrja e Gatuzos për ta qetësuar

Jan 14, 2020 | 20:47
SHPËRNDAJE

Napoli mposhti Peruxhian në ditën e sotme në Kupën e Italisë, me rezultatin 2-0, falë dy golave të Lorenco Insinjes me penallti.insigne-celebrating-napoli-perugia_r9kfs36gijsy1i5q5q0ha2l0y

Titullar në këtë ndeshje për të kaltrit ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, i cili u bë edhe protagonist i një rasti të diskutueshëm në fundin e pjesës së parë.

Mbrojtësi shkaktoi një 11-metërsh për kundërshtarin për një prekje me dorë, i cili sipas Hysaj nuk duhej akorduar penallti dhe me të drejtë pasi topi e kap në trup. Për fatin e tij të mirë penalltia u prit nga portieri Ospina. hysaj gatuso

Megjithatë shqiptarit nuk i dilte inati për penalltinë e akorduar nga arbitri, dhe pas përfundimit të pjesës së parë, shkoi te gjyqtari duke protestuar gjithë inat. Është dashur ndërhyrja e trajnerit Gatuzo që Hysaj të largohej dhe të qetësohej.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura