VIDEO/ Identifikohet shqiptari që vdiq pas sherrit në Itali, baba i dy fëmijëve

Sep 5, 2018 | 12:47
SHPËRNDAJE

Identifikohet shqiptari qe humbi jeten ne Itali, pas nje sherri me nje bashkekombes te tij, Ai eshte Arben Kola, baba i dy femijeve te vegjel, sic raportojne mediat italiane.

Ngjarja ka ndodhur gjate nates ne nje lokal qe kishte edhe nje salle lojerash. Mediat italiane bejne me dije shqiptari 32-vjecar ka nderruar jete ne spital, ku u dergua i gjakosur dhe me plage te shumta, te cileve nuk i mbijetoi.

Policia ka vene ne pranga nje tjeter shqiptar, te akuzuar si autor te dhunes ndaj bashkekombesit te vet.

Agresori, një bashkatdhetar, 26-vjecar, emri i te cilit nuk eshte bere i ditur, sipas rindërtimit të parë te ngjarjes nga ana e policise, pasi e rrahu te riun dhe e la pertoke pa ndjenja, u arratis, por u gjet me pas nga policia. Ai tashme ndodhet ne paraburgim me akuzen e vrasjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura