VIDEO/ Horror në Premier Ligë, lojtari i Everton thyen këmbën, kundërshtari shpërthen në lot

Jan 20, 2018 | 18:59
SHPËRNDAJE

Një ngjarje tepër e dhimbshme ka ndodhur në sfidën mes Evertonit dhe Uest Bromuiç, e vlefshme për javën e 24-t të “Premier Ligës” angleze.

mc

Në minutën e 55-të, sulmuesi i Uest Bromuiç, Salomon Rondon, në një tentativë për të larguar topin, ka goditur futbollistin e Everton Xhejms Mek Karthi, duke i thyer këmbën në dy pjesë.

eVERTON

Menjëherë pasi mjekët i konfirmuan lajmin, sulmuesi i Uest Bromiç, shpërtheu në lot, pavarësisht se ndërhyrja ishte e paqëllimshme. Mesfushori i Evertonit, Mek Karthi, është 27-vjeç dhe prej vitit 2013 është pjesë e kësaj skuadre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura