VIDEO/ Holanda “të bën me zemër”, barazim dramatik ndaj Gjermanisë dhe lë poshtë Francën

Nov 19, 2018 | 22:46
SHPËRNDAJE

Holanda barazoi 2-2 me Gjermaninë në ndeshjen e fundit të grupit 1 në Ligën A, dhe kështu morëm 1 pikë që i nevojitej, për të dalë të parët në grup, e për të lënë pas Francën.

holanda

Pancerat shënuan në pjesën e parë me Verner dhe Sane, dhe u duk se gjithçka ishte marrë fund për tulipanët. Por, vetëm në minutat e fundit të takimit, djemtë e Kuman, shënuan fillimisht me Promes, ndërsa vetëm në sekondat e fundit, barazoi shifrat mbrotjësi Van Dijk, duke vulosur kështu kalimin e Holandës për më tej në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve.

 

Gjermani – Holandë 2-2

91′ Van Dijk

85′ Promes

20′ Sane

9′ Verner

Formacionet zyrtare: 

Holanda: Silesen, Tete, De Ligt, Van Dijk, Blind, De Jong, Vajnaldjum, De Run, Babel, Depai, Promes.

Gjermania: Nojer, Rudiger, Humels, Sule, Kehrer, Kimish, Kros, Shulz, Sane, Verner, Gnabri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura