VIDEO/ Historike, Shqipëria për herë të parë mund Francën 1-0

Jun 14, 2015 | 6:54
SHPËRNDAJE

UPDATE/

Shqipëria fitoi 1-0 miqësoren ndaj Francës mbrëmjen e së shtunës në sadiumin “Elbasan Arena”. Ergys Kaçe ishte protagonisti që mundësoi fitoren e kuqezinjve. Goli erdhi nga një goditje dënimi në minutën e 43, duke befasuar portierin kundërshtar. Pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Francës u mbyll në rezultatin 1-0 me gol të Kaçes, ndërsa nuk munguan edhe rastet e shumta për shënim nga lojtarët e Kombëtares në minutat e pjesës së dytë të lojës. 

Shqipëri – Francë në stadiumin “Elbasan Arena”

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit përballet këtë të shtunë me ekipin e Francës në “Elbasan Arena”. Ndeshja e vlefshme për miqësoret e “Euro 2016”, ishte një test i mirë për kuqezinjtë e Kombëtares në rrugën e tyre drejt turit kualifikator.

Takimi nisi në orën 18:00 në qytetin e statiumin e Elbasanit. Të dy skuadrat patën disa raste për shënimin e golit në minutat e para të pjesë së parë, por pa mundur të gjenin rrjetën. Rastin më të mirë duket se e kishte lojtari i Kombëtares, Lenjani, i cili në minutën e 29’ mori një pasim nga qendra duke u shfaqur i vetëm përballë portierit, por pa mundur ta kthejë atë në gol.
 

 

Foto nga ndeshja Shqipëri-Francë (1-0)

Goli i Kaces


 

Tifozet ne “Elbasan Arena”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura