VIDEO/ Historia e pabesueshme e pinguinit mirënjohës

Feb 5, 2016 | 23:09
SHPËRNDAJE

Kjo është historia e fuqishme e pinguinit Din Din dhe muratorit Joao Pereira De Souza. Historia nis në vitin 2011, kur braziliani i moshuar gjeti në plazhin e Rio de Janerio të zhytur në vaj pinguinin e vogël.

pingu

Ai e mori e pastroi dhe ushqeu në shtëpinë e tij. Pasi mori veten e ktheu sërish në plazh. Por, pinguini nuk donte të ndahej nga ai.

Kështu, ai mori një varkë dhe e la pinguinin në det dhe u largua për t’u kthyer në shtëpi.

Por, kur mbërriti në banesë, ai pa që pengoni Din Din po e priste para derës.

Ndërsa zakonisht pinguinë preferojnë klimë të ftohtë, mesa duket Din Dinit i pëlqente klima e ngrohtë dhe plazhi me rërë, ku i moshuari jeton.

Tashmë ata janë miq të pa ndarë, pavarësisht se Din Din largohet ndonjë herë për disa muaj në det, por ai gjithmonë kthehet për të vizituar shpëtimtarin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura