VIDEO/ Historia e një vrasësi serial me kokën e përfunduar në kavanoz…

Sep 15, 2018 | 16:52
SHPËRNDAJE

Më shumë se 177 vjet pas ekzekutimit me varje, vrasësi serial Diogo Alves ende frikëson kalimtarët të cilët përballen me vështrimin e tij të ngulët e të ftohtë. Koka e tij ruhet në një tas qelqi në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Lisbonës.

I lindur në vitin 1810 në Galici, krahinë autonome spanjolle e cila kufizohet Portugalinë, Alves punoi në fillim si shërbëtor në shtëpitë e qytetarëve të pasur të Lisbonës. Në moshën 26 vjeç, ai e nisi këtë punë në shtëpitë përgjatë ujësjellësit Aguas Livres, kanal 18 kilometra të gjatë, i cili furnizonte jo vetëm qytetin me ujë, por ishte gjithashtu një urë dhe rrugë për kalimin e tregtarëve. Dhe ishte pikërisht kjo rrethanë ku Diogo Alves filloi një seri vrasjesh.

Ai e përdori urën si pritë për karvanet e tregtarëve, ku viktimat e para ishin disa sosh që po ktheheshin nga një qytet me para të fituara. Pasi i plaçkiti, i hodhi ata nga ujësjellësi i lartë 65 metra. Në fillim u mendua për një vetëvrasje kolektive, por më pas popullata lokale filloi të dyshonte se bëhej fjalë për një vrasës.

Në tre vjet, Alves vrau 70 vetë dhe autoritetet e kohës  më në fund e mbyllën urën. Megjithatë, kjo nuk e pengoi Diogon që të vazhdonte me aktet mizore. Ai formoi një bandë e cila vidhte dhe vriste pronarët e pasur të banesave ku ai kish punuar.

Në shtëpinë e një mjeku, ai vrau të gjithë familjen dhe ky ishte momenti që u kap.

Mu te ujësjellësi që shërbente si urë, aty ku startoi aktivitetin e tij kriminal si “serial killer”, ai u ekzekutua me varrje, por kjo nuk ishte fundi i tregimit të tij.

Në të vërtetë, Alves u ekzekutua në një kohë kur frenologjia si një shkencë ishte vetëm në fillim. Kjo disiplinë, tani e konsideruar si një pseudo-shkencë, u zhvillua nga mjeku gjerman Franc Jozef Gal. Frenologjia ka argumentuar se forma e kafkës zbulon karakterin dhe gjithashtu tendencën e një njeriu. Pra, nuk është çudi që frenologët portugezë kanë qenë të interesuar për kokën e një krimineli si Alves.

Diogo i famshëm dhe pas vdekjes, dhe koka e tij është shndërruar në frymëzim komik, biografie imagjinare, roman, si dhe një film. (tesheshi)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura