(Video) Haradinaj protestoi dje kundër Mustafës, sot pinë bashkë kafe

Apr 19, 2015 | 15:02
SHPËRNDAJE

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, një ditë pasi protestoi “kundër kapjes së shtetit”, është parë sot bashkë me kryeministrin aktual të Kosovës, Isa Mustafa, duke pirë kafe.

Haradinaj në kafe me Mustafën

Sipas mediave në Kosovë pas aludimit se “Isa dhe Hashimi kanë kapur shtetin”, Haradinaj sot ka konsumuar kafe me kryeministrin Mustafa.

Dy zyrtarët u filmuan nga kameramani i KosovaPress-it, duke u takuar në hollin e njërit prej hoteleve në Prishtinë dhe si duket Haradinaj ishte ai që ishte ftuar nga Isa Mustafa.

“Pse nuk u fshehshit diku, se këtu na shohin krejt”, ishte komenti i Haradinajt, kur pa kamerat dhe gazetarët, citon “Exspress”-i Haradinajn.

Stafi i kryeministrit ka tentuar të tërheqë vëmendjen e mediave, duke thënë se ky takim nuk është asgjë përveç një kafe. Madje raportohet se ata, me ndihmën edhe personave të sigurimit të kryeministrit, arritën të largonin dhe të shtynin kameramanët dhe gazetarët.

Në tavolinë me Haradinajn dhe Mustafën është parë i ulur edhe Ismet Beqiri. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura