VIDEO/ Haland si “rrufe”, shikoni sprintin e “yllit” të Dortmundit në ndeshjen ndaj PSG-së

Feb 19, 2020 | 9:38
SHPËRNDAJE

Erling Haland është njeriu i momentit. Sulmuesi norvegjez shënoi mbrëmjen e djeshme dopietë ndaj PSG-së dhe ka treguar se përveç golave që di të shënoi, është jashtëzakonisht shumë i shpejtë.

haland

Në pjesën e parë, pasi largoi një top nga zona, ylli i Dortmundit ka bërë një sprint të jashtëzakonshëm në kundërsulm.

Me hapa galopantë dhe shumë të shpejtë, arrin si “rrufe” në zonën e francezëve. Për 6.64 sekonda, Haland ka përshkruar një distancë prej 60 metrash.

19-vjeçari është në një formë shumë të mirë dhe kjo video që po bën xhiron në rrjetet sociale, është një dëshmi.

rtr

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura