VIDEO/ Haland kthehet te rituali i tij i preferuar, stastikat dalin jashtë kontrollit me golin e fundit

Feb 14, 2020 | 22:10
SHPËRNDAJE

Sulmuesi i spikatur i Borusia Dortmundit Erling Haland u kthye te rituali i tij i zakonshëm i shënimit të golave.

EQw5jrjXYAAcJ2F

Verdhezinjtë nga Vestfalia organizuan një kundër të jashtëzakonshëm që u shpërblye në mënyrën e duhur nga 19-vjeçari, i cili shënoi golin e tretë në takimin e javës së 22-ë të kampionatit gjerman kundër Eintrahtit të Frankfurtit. Aktualisht, rezultati është 3-0 në favor të Borusias së Dortmundit.

Ky është goli i 9 personal i Halandit në 6 takime që është aktivizuar me Dortmundin, ndërsa në total për këtë sezon duke marrë parasysh dhe aktivizimet me Salzburgun, Haland ka realizuar plot 37 gola në 28 takime.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura