VIDEO/ Hajduti shqiptar filmohet “live” duke u ngjitur nëpër një pallat dhe grabiti bizhuteri mijëra euro. Policia kishte nisur…

May 25, 2020 | 21:15
SHPËRNDAJE

Ai hyri në një apartament duke u ngjitur në pallati për mbi 10 metra pa ndonjë problem të veçantë. Pastaj, pasi u zbulua, u përpoq të shpëtonte duke ndjekur një rrugë tjetër, por për fatin e keq të tij, u bllokua nga policia.

ladro salta palazzi arrestato-2

Një burrë 30 vjeç, shtetas shqiptar, u arrestua të premten pasdite në Milano me akuzën e vjedhjeve të shumta. Agjentët e policisë në Volanti, e kapën në flagrancë duke vjedhur një apartament në Ugo Betti, në zonën e Bonola.

Alarmi u dha rreth orës 02:30 minuta nga një banor, i cili lajmëroi policinë se dikush po ngjitej në fasadën e ndërtesës, duke arritur në katin e katërt.

Kur policët arritën jashtë derës së shtëpisë – pronë e një familje italiane, por në atë kohë bosh – vunë re se dikush ishte në të vërtetë brenda. Sapo e kuptoi se ishte zbuluar, 30 vjeçari nuk mendoi dy herë dhe nga i njëjti ballkon me të cilin kishte hyrë, nisi të largohej për në katin më poshtë ku ndodhej një grua 41 vjeçare, e cila ndodhej në kuzhinë.

Atëherë hajduti u përpoq të shpëtonte nga shkallët, por po e prisnin agjentët e policisë,

Në xhepat e tij, policia gjeti bizhuteri ari me vlerë 10 mijë euro, të cilat i kishte vjedhur nga dhoma gjumi e apartamentit të katit të katërt.

30-vjeçari u prangos dhe u dërgua në selinë e policisë, ku hetuesit më vonë zbuluan se një urdhër burgu nga gjykata e Milanos ishte varur mbi kokën e tij për një dënim prej 2 vjet e gjysmë për grabitje, vërtetim të rremë dhe posedim të dokumenteve false. Kështu, dyert e burgut u hapën për hajdutin akrobat.

Hajduti shqiptar filmohet “live” duke u ngjitur nëpër një pallati dhe grabiti bizhuteri mijëra euro, ndërkohë, policia kishte nisur… on Vidnews.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura