VIDEO/ Hajduti i fuoristradës përplas Policinë dhe qytetarin që e ndiqte, përfundon në market

Mar 15, 2016 | 6:30
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë ku një person, i cili ka mundur të vjedhë një furistradë është përplasur në një supermarket, pasi më parë ka përplasur mjetin e policisë dhe një mjet tjetër.


Makina ne ndjekje nga policia perplaset me… by gazeta-panorama

Ngjarja ka ndodhur në “Tiranën e Re”, ku hajduti ka vjedhur një “Hyndai” furistradë dhe në tentativë për të ikur shpejt ka përplasur një automjet tjetër.

Drejtuesi i automjetit të aksidentuar ka nisur ta ndjekë atë deri sa përpara i ka dalë Policia. Kjo e fundit i ka bërë shenjë hajdutit të ndalojë, mirëpo ky i fundit ka përplasur edhe mjetin e Policisë, duke humbur kontrollin e mjetit dhe duke u përplasur me një supermarket.

Pas aksidentit të tretë, hajduti ka dalë nga mjeti dhe është arratisur. Policia ka nisur menjëherë punën për kapjen e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura