VIDEO/ Habit deputeti i PS-së: Kushëriri im, Kryeprokurori Olsian Çela, të izolojë Presidentin Meta. E ka mbushur kupën me kohë

| 9:54
SHPËRNDAJE
 

ARDIT HOXHA/Seanca e djeshme parlamentare, ndryshe nga ajo paraardhëse, nuk prodhoi debat të fortë politik për shkak se as Kryeministri, por as disa nga figurat kryesore politike të PS-së nuk u përfshinë në diskutime.
 

Por në këtë klime të qetë parlamentare dhe më pak debat, deputeti socialist i PS-së në Lushnjë, Bujar Çela ka habitur në foltoren e Kuvendit.

Bujar Çela kërkoi nga foltorja e Parlamentit që kryeprokurori Olsian Çela, për të cilin tha se e ka kushuri, të bëjë sa më shpejt izolimin e Metës. Deputeti i PS tha se nuk ka nevojë që BKH-ja të bëjë hetime, pasi sipas tij, Ilir Meta tashmë e ka mbushur kupën me ato që ka bërë.

“Ne kemi plot probleme, por ky grip, që unë do e quaja, një zjarr në mbarë globin, i cili na bën që të kemi edhe frikë dhe na ndërgjegjëson më shumë për t’u mbrojtur më shumë. Në rast se nuk mbrojmë veten, duhet të mbrojmë të tjerët. Është detyra jonë të dëgjojmë çdo organ këshillimor, të cilët ju qytetarë të dashur duhet t’i mirëkuptoni dhe jo t’i quajmë si teka, në mënyrën që i trajton opozita apo ‘pseudo presidenti’ jonë.

Unë nga kjo foltore inkurajoj kushëririn tim, kryeprokurorin, Olsian Çela, se ne Çelajt, si fis i madh që jemi, na bien detyra shumë të rëndësishme, që mos të merret me hetim, por të bëjë izolimin e këtij njeriu, i cili ka mbushur kupën me të gjitha gjërat.

Këtë gjë nuk e duan vetëm Çelajt, e duan edhe Metët, e duan edhe ata nga Skrapari, Tepelena, Tirana, Durrësi, se kudo, si fis i madh që jemi kemi lloj-lloj brenda nesh. Nuk ka nevojë ta hetojë BKH-ja, por duhet ta izolojë. Ju faleminderit shumë dhe ju ftoj që t’i votojmë të gjitha ligjet që janë sot në rendin e ditës”, tha deputeti socialist i Lushnjes, Bujar Çela.

Këtë deklaratë deputeti i PS-së në Lushnjë e bëri teksa ishte ngritur të fliste për ligjin që u miratua dje në Kuvend për metrologjinë.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.