VIDEO/ Grusht dhe shkulje flokësh në futbollin e femrave, gjyqtarit nuk ia mban të ndërhyjë

Sep 27, 2021 | 22:11
SHPËRNDAJE

Futbolli në Amerikën e Jugut ka dhuruar shpesh skena dhune. Por pakkush priste që dhuna të kalonte në këto nivele në futbollin e femrave. Në ndeshjen mes Godoi Kruz dhe Las Pumas, të dy skuadrat janë përfshirë në një sherr masiv në mes të fushës.

sherr masiv femra

Pas një dyluftimi, dy lojtare u përballën njëra me tjetrën. Në fillim nisën me shtyrja e pastaj fluturuan grushtet dhe kapjet nga flokët, me pjesëtaret e dy skuadrave që nuk kursyen asgjë ndaj njëra-tjetrës, duke u përfshirë edhe futbollistet që vinin nga stoli.

Askush nuk u përpoq t’i ndante, aq më pak gjyqtari i sfidës, i cili qëndroi pa lëvizur duke parë nga larg se si vajzat e të dy skuadrave ziheshin me njëra-tjetrën në një skenë kaotike dhe të pazakontë.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura