VIDEO/ Gruaja shkon t’i kërkojë fqinjit të lëvizë makinën, ndodh incidenti i rëndë në Durrës

Aug 30, 2018 | 16:23
SHPËRNDAJE

Në Durrës është shënuar një rast i paprecedent, kur banorët e të njëjtit pallat janë përleshur mes tyre për një vend parkimi.

Një qytetar ka shkruar për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Këtu nuk jemi në Kabul, por në Durrës.
2 qytetarë që banojnë në të njëjtin pallat janë zënë për një vend parkimi, më saktë për daljen nga parkimi. Makina që shikoni në video kishte bllokuar daljen e makinës tjetër, gruaja shkon tek shtëpia e komshiut për t’i kërkuar që ta largojë makinën sepse i duhej të kalonte, por komshinjtë e kishin masakruar duke e rrahur.
Pas kësaj, familjarët e gruas i kanë bërë këtë masakrim kabulesk makinës mbrëmë.
Po na e shpifin këtë vend dita-ditës!”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura