VIDEO/ Gruaja në Tiranë vjedh në mes të ditës një… karrocë fëmijësh, por kamerat e “tradhtojnë”

Sep 6, 2018 | 17:55
SHPËRNDAJE

Një vjedhje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në kryeqytet, ku protagoniste është bërë një grua bashkë me fëmijën e saj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të drekës në zonën e Brrylit në kryeqytet, teksa një grua ka vjedhur karrocën e një fëmije që ishte lënë nga prindërit jashtë lokalit.

Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” nga kamerat e sigurisë shihet gruaja bashkë me fëmijën, që pasi i afrohet karrocës, hipën fëmijën e saj aty dhe largohet e qetë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura