VIDEO/ Gruaja e sekserit: Vajza e ngacmonte. Ai është i ndershëm

Sep 9, 2016 | 9:30
SHPËRNDAJE

Pas arrestimit të Besim Nasufit sekserit që rriste çmimin e provimeve pasi kërkonte favore seksuale, gruaja e tij, Bukurie Nasufi, u shfaq sot në emisionin “Fiks Fare” duke mbrojtur të shoqin.


Ajo tha se “unë i fus duart në zjarr për atë njeri. Nuk ka kërkuar marrëdhënie seksuale”.

“Vajza e ngacmonte, e merrte ne telefon. Ai s’ka nevoje për të dashur pasi më ka mua”, tha ajo.

Gjithashtu ajo shton edhe disa fakte rreth mënyrës së largimit nga puna të bashkëshortit të saj.

Në një kohë kur rektorati deklaroi se ka pushuar nga puna dy punonjësit e universitetit rojën dhe një laborant, bashkëshortja e Besim Nasufit tregon se “burri im e ka dhënë vetë dorëheqjen sapo e ka thirrur dekani për këto gjëra”.

Ai i ka thënë dekanit “meqë qenka puna kështu unë po iki, ti ta gëzosh punën”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura