VIDEO/ Grekët nderojnë Konstandino Kacifas, bust dhe rrugë me emrin e tij

Nov 15, 2018 | 22:47
SHPËRNDAJE

Një bust për Konstantinos Katsifas dhe një rrugë me emrin e tij.

Njoftimi për nderimin e 35 vjeçarit nga Bularati që për grekët konsiderohet hero është dhënë nga kryetari I bashkisë së qytetit të Argons në Mikenë, Dimitris Kambosos. Inisiativa e tij ka gjetur edhe mbështetjen e këshillit të qytetit.

Ai e ka dhënë njoftimin nëpërmjet një videoje të shpërndarë në internet ku njoftoi se do t’i jepet emri i Konstantin Katsifos një rruge në pjesën jugore të qytetit Argos si dhe ngritjen e një busti sepse ” është mirë të prezantojmë historinë tonë moderne”, tha Kambosos.Konstanidinis Kacifas

Dimitris Kambosos kritikoi edhe zgjedhjen e opozitës për të mos votuar për asnjë nga dy rezolutat që ai ka ngritur. Ai e ka quajtur vrasje vdekjen e 35 vjeçarit, ndërsa nuk ka ngurruar të kritikojë ashpër edhe krerët e dy shteteve, Rama dhe Tsipras.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura