VIDEO/ Granit Xhaka reagon për penalltinë e humbur ndaj Polonisë

Jun 25, 2016 | 20:25
SHPËRNDAJE

Granit Xhaka e ka përjetuar keq humbjen e penalltisë ndaj Polonisë, gjë e cila solli dhe eliminimin e ekipit të tij nga Euro 2016.granitit

Xhaka ishte i vetmi lojtar që gaboi nga pika e bardhë nga 10 lojtarë që gjuajtën penallti. Numri 10 i Zvicrës gjuajti në krahun e majtë, portieri hodh në krahun tjetër, por topi përfundoi jashtë.sgsdgsdg

Në një postim në Facebook, Xhaka u kërkoi falje shokëve të ekipit dhe tifozëve.

“Për ne dhe mbi të gjitha për mua, kjo lojë ishte zhgënjyese. Sidomos në pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe meritonim të fitonim.”xxx

Ajo që më dëshpëron më shumë është humbja e penalltisë. U kërkoj falje shokëve të ekipi dhe tifozëve të Zvicrës. Çdo kush që më njeh, e di që do të jap gjithçka për t’u kthyer sërish i fortë”, përfundon Graniti.

Në fund të takimit, Xhaka gjeti ngushëllim tek e fejuara e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura