VIDEO/ Grabitja e pazakontë- Tre hajdutë thyejnë me “Range Rover” argjendarinë duke vjedhur florinjtë, por njëri e pëson keqas. Kamerat filmojnë gjithçka

Jan 17, 2020 | 20:35
SHPËRNDAJE

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një “Range Rover” përplaset me derën e xhamit të një dyqani bizhuterish, ndërsa hajdutët me çekiç godasin banakët me suvenire, duke futur më pas orët dhe sendet e tjera me vlerë nëpër çanta.

23516246-7898539-image-a-2_1579255679539

Vlera e sendeve të vjedhura në Shepherd të Britanisë përllogaritet prej 150,000 paund.

Ben Wegener, 34 vjeç, u burgos për 10 vjet dje pasi anëtarët e publikut e kapën në skenën e grabitje.

Ai dhe dy bashkëpunëtorë drejtuan “Range Roverin” e zi në pjesën e përparme të dyqanit të argjendarisë në perëndim të Londrës.

Pasi grabitën dyqanin, të dyshuarit u përpoqën të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Por, 34-vjeçari nuk arriti të largohej pasi u bllokua nga njerëzit e tjerë sapo doli nga argjendaria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura