Grabitja e shtëpisë së biznesmenit, momenti kur Policia hyn brenda

May 1, 2016 | 15:15
SHPËRNDAJE

Këto janë pamjet e para të hyrjes së Policisë dhe FNSH-së në banesën e biznesmenit shkodran, Sabah Rrashketi, e cila ra pre e grabitjes nga katër persona të armatosur.


Momenti kur Policia hyn brenda baneses se… by gazeta-panorama

Policia shpërtheu derën, por nuk i gjeti grabitësit brenda. Ata ishin larguar menjëherë, edhe pse Policia kishte rrethuar zonën. Pamjet janë filmuar nga gazetari ynë në Shkodër, Senad Nikshiqi.

Apartamenti i biznesmenit Rrashketi gjendet në lagjen “Rus”m prapa “Sahatit” në Shkodër. Grabitësit nuk arritën dot të merrnin asgjë, ndërsa mësohet se apartamenti ishte marrë me qira nga biznesmeni 58-vjeçar.

Në vendin e ngjarjes pati edhe të shtëna armësh. Policia vazhdon ndjekjen e autorëve të grabitjes së mbetur në tentativë, ndërsa është kapur një nga bashkëpunëtorët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura