VIDEO/ “Gra të jashtëzakonshme, kur të gjithë vraponin jasht”…Rrëfimet për ditën e tërmetit: Një grua ishte duke lindur kur ndodhi lëkundja, 15 bebe erdhën në jetë

Sep 25, 2019 | 10:01
SHPËRNDAJE

71022735_763791757410210_8897179170623193088_n

Në momentin kur lëkundjet e forta të tërmetit që ranë ditën e shtunë shtynë shumëkënd të vrapojë drejt daljeve të ndërtesave, infermieret e Materniteteve “Koço Gliozheni” dhe “Mbretëresha Geraldinë” rendën drejt inkubatorëve që gjendeshin në reanimacione. 

Edhe pse ato sigurisht që ndjenë frikë si të gjithë, nuk lejuan që t’u ndodhte gjë të porsalindurve dhe nënave të reja. “Heroina të vërteta”, i ka quajtur për këtë gjest ministrja Ogerta Manastirliu.

“Në jetë kanë ardhur atë ditë 15 bebe si drita e diellit, të shëndetshëm”, u shpreh mjekja Anika Dokle.

“Gjeja e pare qe ne beme ishte sigurimi i bebave per te mos rrezikuar jeten e tyre dhe me pas kur u qetesua situata ishte te qetesonim nenat sepse ato u tremben shume”

“Gruaja ishte duke lindur nuk mund ta lija vetem keshtu qe detyrimisht une ndenja”, thane dy infermiere.

Këtë mëngjes, edhe kryeministri i vendit, Edi Rama ua ka dedikuar grave të cilat punojnë në maternitet dhe gjatë tërmetit të fuqishëm rendën drejt inkubatorëve të bebeve të porsalindura dhe shtretërve të nënave lehona e të grave shtatzëna.

“MIRËMËNGJES ?

dhe me mirënjohjen e thellë, për këto gra të jashtëzakonshme, të cilat kur tundej toka nga tërmeti e të gjithë vraponin të dilnin jashtë nga shtëpitë, dyqanet, restorantet e çdo vend i mbyllur ku i gjeti goditja e frikshme sizmike, rendën drejt inkubatorëve të bebeve të porsalindura dhe shtretërve të nënave lehona e të grave shtatzëna, ju uroj një ditë mbarë”, shkruan Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura