VIDEO/ Goli i Doçit nuk mjafton, Shqipëria e mbyll me humbje dhe e parafundit fushatën eliminatore

Sep 4, 2018 | 18:56
SHPËRNDAJE

Shqipëria e Femrave luajti ndeshjen e fundit kualifikuese në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ndaj Skocisë, ndeshje e vlefshme për grupin 2 eliminator, të Botërorit për Femra.

bandicam 2018-09-04 18-55-52-944

Ekipi i Armir Grimës e mbylli me humbje këtë sfidë të fundit, teksa skocezet fituan me shifrat 1-2. Në përgjithësi, loja ka qenë e dominuar nga skocezet, të cilat zhbllokuan edhe rezultatin, ku kaluan në avantazh që në minutën e 9-të, me Litëll. Më pas, ato patën edhe disa mundësi të tjera të mira, por portierja Rexhepi ia doli të ishte në lartësinë e detyrës.

Teksa po vinte fundi i pjesës së parë, një gol fantastik i Megi Doçit, në hyrjen e zonës, solli edhe barazimin e shifrave për skuadrën e femrave të Armir Grimës. Ndërkohë, në pjesën e dytë, ishte Ros, që në minutën e 68-të, shënoi edhe golin e dytë, duke vulosur kështu një tjetër 3 pikësh për Skocinë, e cila e mbyll grupin në kuotën e 21 pikë, në vendin e parë, dhe shkon direkt në Botëror.

Ndërkohë, Shqipëria, në këto eliminatore regjistroi vetëm 1 fitore, atë ndaj Bjellorusisë me rezultatin 1-0, 1 barazim dhe 6 humbje, dhe përfundon në vendin e katërt, me 4 pikë, vetëm një më shumë se Bjellorusia e vendit të fundit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura