VIDEO/ Goli i çuditshëm i brazilianit Uenderson, shikoni si fitoi Vllaznia ndaj Burrelit

SHPËRNDAJE

Ekipi i Burrelit e ka nisur me humbje edhe garën për Kupën e Shqipërisë, pasi u mund të mërkurën në “Liri Ballabani” nga Vllaznia e Shkodrës me rezultatin minimal 1-0.

burreli vllaznia

Ndeshja nis e bukur që në fillim dhe në minutën e 18-të është Uenderson që mund të kishte shënuar, por Koca nuk e lejon topin të prekë rrjetën. Megjithëse të dy trajnerët kishin zgjedhur më shumë rezervat për të aktivizuar, miqtë u mjaftuan me një gol të shënuar në minutën e 28- të të takimit. Braziliani merr një pasim nga një goditje dënimi të ekzekutuar nga Bardulla dhe në një pozicion pothuajse të pamundur shënon golin e vetëm të kësaj ndeshjeje.

Vendësit tentojnë të afrohen me Kurbneshin dhe Murjan, por miqtë nga Shkodra nuk lejojnë t’u rrezikohet asnjëherë porta gjatë 45 minutave të pjesës së parë.

Pjesa e dytë do të kishte të njëjtin ritëm, me gjithë aktivizimet e menjëhershme të Ujkajt, Dedgjonajt dhe Gjonajt që zëvendësuan Gjokën, Hoxhën dhe Memaçin. Presionet ndaj miqve ishin më të shumta, por pa arritur të prekin rrjetën. Kurbneshi do të gjendej i vetëm me portierin mik, por anësori ngre flamurin për pozicion jashtë loje. Nga ana tjetër, janë sërish miqtë që rrezikojnë me Da Silvën dhe Bardullën.

Me gjithë aksionet e zhvilluara në të dyja anët nuk pati ndryshim rezultati. Trajneri Mirsad Jonuz aktivizoi në lojë Qarrin në vend të Laços, Krujën në vend të Emerson dhe Markun në vend të Ruqit. As këto ndryshime nuk arritën të kenë sukses për të shënuar edhe një gol tjetër.

DRITAN KURTI

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.