VIDEO / Gol spektakolar i Asanit, ish-sulmuesi i Partizanit nuk ndalet më në Hungari

Dec 5, 2021 | 17:51
SHPËRNDAJE

Jasir Asani po e tregon me gola se sa shumë janë gabuar ata që dyshonin te aftësitë e tij për të bërë diferencën në një kampionat tjetër përtej atij shqiptar kur qëndronte në stol në radhët e skuadrës së Kisvardës. Në një moment kur ekipi i tij filloi rënien në kampionat, ish-sulmuesi i Partizanit po e shtyn para duke e mbajtur pranë kreut të renditjes që aktualisht është në pronësi të Ferencvarosh.

asani

Sot, Asani shënoi golin e tij të katër në kampionat, duke ndihmuar Kisvarda që të fitonte me shidrat 2-1 ndaj Mol Fehrevar. Sulmuesi ishte titullar në këtë sfidë, ashtu si Herdi Prenga në prapavijën e Kisvarda.

Në minutën e 22 të ndeshjes, pasi mori topin në të majtë, Asani lëshoi një goditje spektakolare në kufijtë e zonës drejt shtyllës së largët, me topin e harkuar që përfundoi pas krahëve të portierit duke çuar përkohësisht shifrat në 2-0 për ekipin e tij.


Ky ishte goli i katërt në kampionat në 12 ndeshje të luajtura për sulmuesin i cili ka dhënë edhe një asist, ndërsa ka gjetur rrugën e rrjetës një herë edhe në Kupën e Hungarisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura