VIDEO/ Gol shqiptarësh në La Liga, Mustafi tund rrjetën pas asistit të Enis Bardhit

Nov 28, 2021 | 15:01
SHPËRNDAJE

Futbollistët shqiptarë vazhdojnë të bëhen protagonist në arenën Europiane ku kësaj radhë dy prej tyre kanë bashkëpunuar për të realizuar një gol mjaft të bukur.

bandicam 2021-11-28 14-44-36-511

Bëhet fjalë për Shkodran Mustafin dhe Enis Bardhin, dyshen shqiptare që aktivizohen te Levante në La Liga.

Ka qenë një krosim perfekt i Bardhit nga goditja e këndit që është shndërruar në gol nga Mustafi me një goditje mjaft të bukur me kokë.

Ky ishte goli i avantazhit për Levanten në sfidën ndaj Betisit. Skuadra ku bëjnë pjesë dy shqiptarët nuk po kalon një moment të mirë në La Liga duke u renditur në vendin e fundit, por kjo nuk i pengon shqiptarët të bëjnë performanca të mira.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura