VIDEO/ Gol në finalen e mbijetesës, ish-mbrojtësi i Skënderbeut bën heroin

Nov 10, 2019 | 17:48
SHPËRNDAJE

Ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Fidan Aliti, gjeti rrugën e rrjetës në finalen e mbijetesës që skuadra e tij Kalmar zhvilloi ditën e sotme ndaj Brage. Kjo përballje u mbyll në barazim 2-2, teksa Kalmar arriti të siguronte qëndrimin në elitën e futbollit suedez, pasi kishte triumfuar në ndeshjen e parë.

 Aliti

Ishte pikërisht shqiptari i Kosovës, i cili në minutën e 61-të, hapi serinë e golave, teksa goditi saktë me kokë nga brenda zonës, duke çuar peshë zemrat e tifozëve vendas. Kalmari shënoi golin e dytë me anë të Hallberg në minutën e 87-të, ndërkohë që miqtë arritën të barazonin rezultatin në minutat 88 dhe 91. Në fund ishte skuadra e Alitit ajo që festoi duke siguruar qëndrimi në kategori.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura