VIDEO/ Gol me VAR, Rei Manaj i jep fitoren Albasetes në Spanjë

Oct 4, 2019 | 23:52
SHPËRNDAJE

Rei Manaj ka shënuar sot në takimin që Albasete luante në transfertë kundër Alkorkonit. Në takimin e Ligës së dytë spanjolle, pas pamjeve në VAR, u akorduar një penallti për Albaseten, të cilën e mori përsipër Manaj.

rei manaj

Sulmuesi i Kombëtares, goditi saktë në të djathtë, ndërsa portieri u hodh në krahun tjetër të portës. Goli i shqiptarit rezultoi vendimtar, pasi Albasete fitoi me rezultatin minimal 1-0. Manaj e nisi nga stoli takimin, por u hodh në fushë në minutën e 18-të, pas dëmtimit të Fuster.

Lushnjari mori edhe karton të verdhë në minutën e 26-të, por rezultoi vendimtar në minutën e 67-të me golin e tij. Ky ishte goli i dytë për 22-vjeçarin në kampionat. Albasete renditet në vendin e 4-ët me 16 pikë në 10 ndeshje, 6 pikë më pak se kryesuesit e Kadizit.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura