VIDEO/ Gol i çmendur dhe 3 pikë të arta! PSG-ja mbetet pas, Lila dy ndeshje larg titullit kampion

May 8, 2021 | 10:33
SHPËRNDAJE

Lila po zhvillon një sezon të shkëlqyer në Francë, teksa tashmë kryesojnë renditjen e Ligue 1, me 79 pikë, 4 më shumë se PSG-ja, me këta të fundit që kanë edhe një ndeshje më pak.

jil

Parisienët janë shumë afër të rrëzohen nga froni, kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i kampionatit. Ditën e djeshme, Lil ka mposhtur me rezultatin 0-3 Lens, në një ndeshje ku shkëlqeu i zakonshmi Burak Jëllmaz.

Ky i fundit realizoi dopietë, por goli i minutës së 40-tët ishte me të vërtetë spektakolar. Sulmuesi turk, pasi merr një top jahstë zone lëshon një predhë me të majtën, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar dhe duke e afruar kështu Lilën akomë më shumë me titullin.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/