VIDEO/ Gol i anuluar dhe pretendime për penallti, Skënderbeu-Tirana mbyllet në “paqe”

Apr 10, 2021 | 14:59
SHPËRNDAJE

Është mbyllur në barazim pa gola ndeshja mes Skënderbeut dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 27-të në Kategorinë Superiore.

tirana skenderbeu

Bardheblutë ishin dominues në këtë ndeshje, ku krijuan shumë raste, por nuk ia dolën dot të dërgonin topin në rrjetë. Këtë e bëri Skënderbeu me Elvi Berishën në minutën e 40, por goli i anulua për pozicion jashtë loje.

Pjesa e dytë foli e gjitha për kryeqytetasit, që gjatë gjithë lojës ishin në gjysmëfushën e korçarëve, por nuk ia arritën dot të shënonin të paktën 1 gol, i cili  do iu jepte fitoren. Bardheblutë pretenduan në dy raste për penallti, me Torasën, por arbitri Laver Alla, nuk ishte i këtij mendimi.

Më këtë barazim, Tirana shkon në kuotën e 41 pikëve, dhe renditen në vendin e 5-të, ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e 9-të me 23 pikë, 3 më pak se Bylisi i vendit të tetë.

FT| Skënderbeu-Tirana 0-0

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

90′ Akordohen 5 minuta shetsë!

86’ Pretendojnë për penallti te Tirana, me Torasën që rrëzohet në zonë, pas një dueli me Bajramin, por arbitri Alla e konsideron gjithçka të rregullt.

84’ Përplasje kokë më kokë mes Seferit dhe Vitijës, me sulmin e Tiranës që e ka të pamundur të vazhdojë ndeshjen, duke i lënë vendin Vairinen.

72′ Torasa provon të shënojë një gol “alla-Mesi”, me Dajsinanin që e ndjek topin me sy, por për fat të Skënderbeut, topi shkon jashtë.

65’ Përplasje e Zguros me Torasën, me lojtarët e Tiranës që kërkojnë kartonin e dytë të verdhë për mbrojtësin e Skënderbeut, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Alla, i cili mundohet të qetësojë gjakrat, teksa përfshihet edhe Kale, i cili kërkon kartonin e verdhë për Zguron.

62’ Zëvendësim edhe te Skënderbeu, Memelli hedh në fushë Kosta Vangjelin dhe largon Elvi Berishën. Ndërkohë Shehi largon nga fusha e lojës Vangjelin, për Behiratçe.

62’ Zëvendësim edhe te Skënderbeu, Memelli hedh në fushë Kosta Vangjelin dhe largon Elvi Berishën.

61’ Provon Hoxhallari me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por topi shkon mbi portën e Dajsinanit.

60’ Provon Skënderbeu, me Mensah i cili shkëputet drejt portës së Tiranës, por Najdovski e mbyll në momentin e fundit.

55′ Zëvendësimi i parë për Tiranën! Shehi largon nga fusha e lojës Grent Halinin, për të inkuadruar Elton Kale.

51’ Mundësi e mirë për Tiranën, me Torasën që lëshon një top të bukur për Seferin, por del Dajsinani dhe largon gjithçka.

Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

40’ Shënon Skënderbeu me Elvi Berishën, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Protesojnë korçarët!

39’ Pranë golit Skënderbeu , me Berishën që kroson nga e majta, me topin që shkon te Meksi i cili gjuan direkt, por pret Bekaj.

37’ Pretendojnë për penallti te Tirana, me Torasën që rrëzohet në zonë pas një dueli me Vitijën, por arbitri vazhdon lojën.

36’ Rast i mirë për Skënderbeun, me Vitijan, i cili pasi merr një krosim nga Taipi gjuan me kokë, por topi shkon mbi portë. Ndëshkohet me karton  të verdhë Vangjel Zguro, për protesta ndaj arbitrit Laver Alla.

27’ Shtyn përpara Skënderbeu, teksa është përsëri Zguro, i cili provon me një krosim nga e djathta, por topi ndalet nga Torasa jashtë zone. Korçarët kërkojnë prekje me dorë, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Alla.

24’ Krosim i rrezikshëm i Zguros nga e djathta, me topin që shkon drejt Berishës, me këtë të fundit që provon të gjuajë, por shkakton faull ndaj Bekajt.

16’ Kombinime shumë të bukura mes lojtarëve të Tiranës në krahun e djathtë, por në momentin e fundit Toshevski pasi merr topin, është në pozicion jashtë loje.

9’ Krosim i rrezikshëm i Hoxhallarit, por Sadriu nuk rrezikon duke e larguare topin në goditje këndi. Kroson Batha nga goditja e këndit, por largon Dajsinani, topi shkon te Ismajlgeci, i cili provon me të majtën, por ndal portieri i korçarëve.

4’ Më kërkues bardheblutë në këto minuta të para, me vendasit që qëndrojnë të tërhequr. Vangjeli nis një top të gjatë për Ismajlgecin në të majtë, por ky i fundit nuk e arrin dot.

Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Dajsinani, Meksi, Vitija, Bajrami, Sadriu, Zguro, Taipi, Viktor, Mara, Berisha, Mensah. Trajner: M. Memelli
TIRANA: Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toshevski, Çelhaka, Batha, Ismajlgeci, Halili, Torasa, Seferi. Trajner: Orges Shehi

rete

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura