VIDEO/ Goditet plantacioni më i madh i drogës prej 8 hektarësh

Jul 17, 2020 | 21:57
SHPËRNDAJE

Një nga platancionet më të mëdha të kanabisit është asgjësuar nga policia greke, ndërsa janë arrestuar dy persona.

17072020fyteiagrevena010Nëpërmjet në deklarate, policia helene thotë se goditja e kësaj organizate kriminale u arrit pas shumë muajsh hetime dhe gjetjen e vendndodhjes gjeografike të plantacionit që numëronte plot 13 852 fidanë. Droga ishte mbjellë në një zonë të pyllëzuar të paarritshme në rrugë tokësore në një zonë gjysmë malore të Grevena, e cila u kultivua sistematikisht nga anëtarët e organizatës.

17072020fyteiagrevena011

Në fazën e fundit të hetimeve, dje u organizua një operacion i madh. Vetëm rrjeti i tubacioneve me pikatore ishte rreth 10 km, i lidhur me një rezervuar të improvizuar i cili furnizohej me ujë nga një lumë ngjitur duke përdorur një pompë dhe gjenerator.

Përveç dy të ndaluarve, përkatësisht 26 dhe 43 vjeç, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e katër personave të tjerë a më shumë.

Plantacioni përfshinte një hapësirë prej 8 hektarë, ndërsa kanabisi kishte një gjatësi prej 1.6 metra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura