VIDEO/ Gjyqi ndaj 23 të arrestuarve, kuksiani: Po na provokon aty ku s’mban më (mesazhi për gjyqtarët)

Apr 4, 2018 | 20:10
SHPËRNDAJE

Deputetët e PD të pranishëm në sallën e gjyqit ku zhvillohet seanca për dhënien e masave të sigurisë për 23 të ndaluarit e protestës në Kukës, kanë zbardhur disa dëshmi të avokatëve të të arrestuarve, nga gjyqi me dyer të mbyllura. Këto dëshmi janë shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e PD.

Po ashtu edhe nga kreu i PD Lulzim Basha, i cili ka postuar sërish videon e tretë që tregon dëshminë në gjyq të kuksianit Lulzim Popa.

POSTIMI I PLOTE I BASHES

Shqiperia e vertete ne 5 minutat e deshmise se kuksianit Lulzim Popa!

Eshte populli kunder dhunes se grabitjes dhe krimit me te cilin sundon Edi Rama!

“Ne i gjithë populli kuksian, laçian, tropojan, kosovarë, i gjithë populli shqiptar kemi dalë për të mbrojtur “Rrugën e Kombit”. Ajo është rruga e shqiptarëve. Është rruga jonë dhe ne nuk kemi vënë barrierë atje. Barrierën e vuri shteti atje. Na vuri taksa e tatime që nuk i përballojmë dot. Këtu duhet të jenë njerëz të tjerë, jo ne. Duhet të jenë ata që na kanë provokuar me taksa e tatime. Po na del shpirti s’kemi ku me shku më tepër. Mënyra se si na kanë marrë. Nuk na kanë marrë si qytetarë shqiptarë. Kam katër fëmijë dhe kurrë në jetën time ndonjë proçes kriminal. Ne jemi marrë si kriminelë. Kanë ardhur, kanë thyer dyert në mënyrën më çnjerëzore, të maskuar, me nusen e djalit aty shtatzënë. Mënyra se si kanë hyrë, kishim frikë se do të kalonte në diçka tjetër… Po ata që kanë pas pleq e fëmijë? Ne nuk jemi kriminelë. Është e drejta jonë që na takon. Këta po na mbështesin. Në vendin tonë duhet të jenë ata që na kanë sjellë këtu. Jam invalid, sakat dhe nuk kam patur mundësi ilaçet me m’i sjellë. Ne kemi ra pre’ e provokimit. Nëse mua më gjendet një fakt se kam godit ndonjë polic, unë të gjithëve ua heq borxhin. Këto janë motivuar vetëm politikisht. Vetëm sepse jemi kuksian. Sa të kem jetë, do të dal aty të protestoj për të drejtat që na takojnë ne. Kam lënë katër fëmijë atje të shqetësuar. Jam prind, nuk jam kriminel. Kanë ardhur pa asnjë lloj mandati dhe na kanë bërë paçavure, sikur mos me qenë shqiptarë. Edhe Millosheviçi në Serbi nuk ua ka bërë kosovarëve. (I drejtohet trupit gjykues) Këto janë edhe të drejtat tuaja, jo vetëm tonat. Vetëm me shku te tuneli duhen 10 euro, ai 10 euro nuk i ka në xhep. Çfarë është kjo taksë? Do me na marrë frymën? Do tepsinë, merre tepsinë. Do timonin, merre timonin. Tepsia dikur derdhet, timoni mund të marojë krejt. Po na provokon aty ku s’mban më për popullin shqiptar. Këta nuk janë kriminelë. Janë të gjithë familjarë, bijë nënash e baballarësh”

***

Një video e dytë është publikuar nga Basha ku avokati i një qytetar tregon se të arresturit nuk kanë asgjë për të ngrënë.

Postimi i plotë

Deshmi nga gjyqi me dyer te mbyllura!

Nga salla e gjyqit tani mund te sigurohen vetem audio. Urdhri politik eshte kunder transparences!

Florin Onuzi me 3 femije te vegjel, pa asnje te ardhur. 
Avokati deshmon se ka patur terror ndaj femijeve gjate arrestimit. Florini protestoi per femijet e tij. Tani s’ka askend kush kujdeset per femijet.

Audio e avokatit te Florin Onuzit.

“Ka dalë se s’ka me ngrënë, as thesin e miellit. Po e them para gjykatës këtu. Nga këta klientë që unë përfaqësoj unë jam vullnetar që t’i mbroj pa asnjë interes, dhe pa asnjë lek. Sepse këta nuk kanë bukë. Sepse unë kam parë një padrejtësi. Nuk flas të mbush xhepin me lek. Flas kështu sepse shoh padrejtësi. Kjo padrejtësi duhet të vihet në vend nga trupi gjykues. Ndalimi është i paligjshëm.”

gjykata protest

VIDEO/ Dëshmi nga gjyqi me dyer të mbyllura i 23 protestuesve: Janë tërhequr zvarrë nga krevati me pizhame…

REAGIMI I PLOTË

Po ndodh tani!

Deshmi nga gjyqi me dyer te mbyllura!

Nga salla e gjyqit tani mund te sigurohen vetem audio. Urdhri politik eshte kunder transparences!

Ne audio eshte nje pjese nga njeri prej avokateve.

Te arrestuarit po thone qe jane marre nga krevati me bizhame nuk eshte e vertete qe jane arrestuar ne oren 10 te mengjesit. Ata po thone se jane arrestuar ne 3 te nates.

Njeri prej te arrestuarve, Ahmet Tobi, i semure, me dy koronare, eshte marre nga shtepia me force, i arrestuar ne kundershtim me ligjin

Avokati tha se kishte folur me prokuroren ne telefon mbas 24 oresh nga arrestimi dhe se prokurorja nuk kishte marre mase, duke genjeu. Avokati tha se kjo eshte veper penale dhe se arrestuari Tobi, invalid, eshte keqtrajtuar.

Avokatet po thone se Prokurorja ka falsifikuar librat e hyrjes ne komisariat dhe te ndalimit. Ja ku jane te gjithe te ndaluarit. Asnje nuk ka urdher prokurori, asnje nuk eshte arrestuar diten, por naten jane terhequr zvarre nga krevati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura