VIDEO/ Gjykata e la të lirë, ja momenti kur Henri Çili del nga komisariati duke përqafuar familjarët

Mar 2, 2020 | 6:55
SHPËRNDAJE

Botuesi Henri Çili u la sot i lirë, ndërsa Gjykata  dha masa  “detyrim paraqitje”.

Në videon e siguruar nga “Panorama”, Çili duket ndërsa ka lënë komisariatin e Gjirokastrës, teksa jashtë e prisnin familjarët.

cili copy

Çili nuk ka bërë komente pas daljes, ndërsa më herët në gjykatë ka mohuar akuzat ndaj tij.

Ai u arrestua gjatë operacionit policor ‘Mezhgorani’ dhe Prokuroria ngriti 6 akuza mbi të, të cilat u rrëzuan nga Gjykata e Përmetit, duke dhënë për botuesin ‘detyrim paraqitje’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura