VIDEO/ Gjon Muharremaj lë pa fjalë jurinë e “The Voice All Stars France”! Ja performanca e këngëtarit që mahniti të pestë trajnerët

Sep 17, 2021 | 18:16
SHPËRNDAJE

Gjon Muharremaj i ka mahnitur të gjithë me performancën e tij në “The Voice All Stars France”. Këngëtari u shfaq të shtunën në audicionet e fshehura në Francë për të konkurruar me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë, shkruan “WiwiBlogs”.

gjon muharremaj

I ulur në mes të skenës vetëm me një piano, artisti këndoi këngën “Corps”. Muharremaj arriti që me talentin e tij të tërhiqte vëmendjen e të pestë anëtarëve të jurisë, të cilët u kthyen njëri pas tjetrit për të pasur mundësinë që ta merrnin artistin në skuadrën e tyre.

Gjoni arriti deri në gjysmëfinale me Mika-n, trajnerin e tij. “The Voice All Stars” feston dhjetë vjetorin e shfaqjes.

Pasi përfaqësoi Zvicrën në “Eurovision 2021” dhe u rendit i treti, duket se Gjon’s Tears (emri i tij artistik), ka gjetur këtë mënyrë për të qenë sërish pjesë e skenës në një kohë pandemie.

gjon muharremaj gjon's tears, gjon muharremaj (9e)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura